Lajmet e fundit

Të mërkurën në fshatin Kokaj të Gjilanit është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në pyll.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me tetë copë fishekë dhe një gëzhojë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.