Lajmet e fundit

Të enjten në Gjilan është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka rrahur babanë e vet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Siç mësohet, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Rasti i ka kaluar Prokurorisë Themelore.