Lajmet e fundit

Policia e Gjilanit ka arrestuar tetë persona,ku gjashtë prej tyre me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë,ndërsa dy tjerë për pranim të mallrave të vjedhura janë liruar në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, të dyshuarit duke vepruar në grup kanë kryer disa vepra penale ku kryesisht shumica e tyre jane “vjedhje të rënda
"Të dyshimtit duke perdorur mjete të forta kanë depertuar nëpër shtëpitë e ankuesve dhe aty kanë vjedhur gjëra dhe gjësende të ndryshme të cilat janë gjetë dhe janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.
Vjedhjet janë kryer në zonën të Gjilanit.
Në këtë rast janë prangosur: A. M. (1989) nga fshati Veribce e Kmetovcit,i liruar në procedurë të rregullt,G. A. D. (1994) nga Gjilani i ndaluar për 48 orë,K. D. (1993) nga Gjilani i ndaluar për 48 ore.A. V. (1988) nga Gjilani i ndaluar për 48 ore.SH. K. (1976) nga fshati Velekince,Gjilan i ndaluar për 48 orë, (1995) nga Gjilani i Ndaluar për 48 orë,B. M. (1990) nga Gjilani i liruar në procedurë të rregullt,8.A. S. (1995) nga Gjilani i ndaluar për 48 orë.
Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacione, shtëpi të të dyshimteve dhe janë konfiskuar disa gjësende të cilat janë të raportuara si të vjedhura nga ankuesit e rasteve.