Lajmet e fundit

Reperi nga Peja Gjiko ka paralajmëruar një këngë të re.
Asdren Gjikolli shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për të zbuluar se është në përgatitje të një kënge, duke postuar një fotografi në një ambient me lule, njofton Klan Kosova.
Reperi këtë verë ishte mjaft aktiv me koncerte por edhe me këngë.
Ai solli “Hajmali” së bashku me Ermalin e cila u kthye në hit, dhe “Messi” në bashkëpunim me Ledrin, Lumin dhe Skerdi
Në anën tjetër, së fundmi mediet online kanë zbuluar lidhjen e tij me prezantuesen Elita Rudi.
Dyshja ishin së bashku në Turqi, duke i kaluar pak ditë pushimi.