Lajmet e fundit

Prenk Gjetaj kryetar i komisionit për të pagjeturit ka kërkuar që të mos politizohet çështja e gërmimeve në kampusin e Universitetit të Prishtinës nën dyshimet për varreza masive.
Sipas tij, gërmimet në këtë lokacionin janë vetëm në fazën fillestare, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm kanë filluar gërmimet afër Kishës Ortodokse Serbe dhe do të zgjasin dy ditë.
Ndërsa, Bajram Qerkini kryetar i shoqatës së familjarëve të të pagjeturve ka kërkuar nga mediat që të mos shqetësohen familjarët e të pagjeturve , derisa të ketë detaje për atë se a ka ose jo varrezë masive në kampusin e Universitetit të Prishtinës.