Lajmet e fundit

Yaya Toure dhe agjenti i tij do t’i dhurojnë 100 mijë funte për viktimat e sulmit terrorist në Manchester, që la të vdekur 22 persona dhe 59 të lënduar.
Përfaqësuesi i Toure-së, Dimitri Seluk tha për BBC se “ata dëshirojnë që t’i ndihmojnë viktimat – familjet e të vdekurve që tani janë në spital”.
“Nuk duam t’i dërgojmë diku ku askush nuk e di se ku do të përfundojnë, duam të sigurohemi që shkojnë te njerëzit për të cilët çdo cent iu shkon në ndihmë”, tha ai ndër të tjera.