12.02.2017 · përditësuar para 3458 dite1 min lexim
Asambleja parlamentare e Gjermanisë sot e zgjedh presidentin e ri të këtij vendi.
Korrespondentët në Berlin kanë raportuar se favorit i madh për t’u zgjedhur president është Frank-Walter Steinmeier, ish-ministër i jashtëm i respektuar, i cili ashpër e kishte kritikuar Donald Trumpin, gjatë fushatës presidenciale amerikane, në vitin 2016.
Socialdemokrati Steinmeier, 61 vjeçar, është paraqitur si kandidat i qeverisë, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ishte në gjendje ta gjejë një kandidat nga partia e saj, që ishte i gatshëm të garojë për këtë post.
Partia Social Demokrate, e krahut të qendrës së majtë, është partnere në qeverinë e bllokut konservator Union të kancelares Merkel.
Presidenti i Gjermanisë ka pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet një autoritet i rëndësishëm moral.
Presidenti i deritashëm, Jaoachim Gauck, 77 vjeçar, ka refuzuar të kandidohet për mandatin e dytë pesëvjeçar, për shkak të moshës së tij.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.