Kryeministrat e krahinave në Gjermani kanë vendosur të marrin masa shtesë në shërbim të ndalimit të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.
Në vend të ndalimit të qarkullimit të trafikut, ata kanë rënë dakord të ndalojnë takimet me më shumë se dy persona.
Kryeministri i Landit të Bavarisë Markus Zeder, pa u këshilluar me zyrtarë nga 15 provincat e tjera, vendosi një ndalim të lëvizjes së qytetarëve, raporton Deutsche Welle përcjell Klan Kosova.
Kancelarja Angela Merkel do t’i drejtohet kombit sonte lidhur me situatën me koronavirus në vend.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.