Lajmet e fundit

Gjermania pret ardhjen e mbi 300 mijë emigrantëve për këtë vit.
Këto deklarime i dha kreu i Zyrës Federale të Gjermansië për Migrim dhe Refugjatë Frank-Jurgen Weise , njofton Klan Kosova.
Jurgen Weise i tha Bild se zyra e tij do të luftojë ardhjen e më shumë njerëzve ndonëse ai shtoi se është i bindur që numri i të ardhurve të rinj do të mbetet në vlerësim.
Më shumë se një milion emigrantë nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika mbërritën në Gjermani vitin e kaluar.
Ministria e brendshme gjermane thotë se më shumë se 390,000 njerëz kanë aplikuar për azil në gjashtë muajt e parë të këtij viti, njofton Klan Kosova.