Lajmet e fundit
I pari i Mynihut z.Dieter Reiter dështimin e rajoneve të tjera për të siguruar strehim refugjatëve e quajti ‘’skandaloze’’.

Gjermania është duke u përgatitur për një valë të re refugjatësh thonë zyrtarët e vendit.
Rreth 40,000 emigrantë do të mund të arrijnë në Gjermani gjatë dy ditëve të ardhshme, duke bërë kështu që numri i refugjatëve nga fundjava e kaluar të dyfishohet, shkruajnë mediat gjermane njofton Klan Kosova.
Shumica prej tyre pritet të mbërrijnë në qytetin jugor të Mynihut, por ka edhe të shqetësuar rreth asa se si rajoni do të përballojë edhe një tjetër fluks të madh refugjatësh.
Gjermania u bë destinacioni më tërheqës për refugjatët sirian qysh kur zonja e hekurt vendosi që shteti i saj të hjek dorë nga rregullat e BE-së.
Dhjetëra e mijëra emigrant kryesisht sirianë kanë bërë rrugëtimin e tyre nga Turqia përmes Ballkanit dhe Hungarisë për të arritur në Austri, Gjermani dhe Suedi.
Ndërkaq i pari i Mynihut, z.Dieter Reiter, u ka bërë thirrje urgjente rajoneve të tjera gjermane të bëjnë edhe më shumë për procesin e akomodimit për të ardhurit e rinj, shkruan ARD, njofton Klan Kosova.
Ai veq të tjerash dështimin e rajoneve të tjera për të siguruar strehim refugjatëve e quajti ‘’skandaloze’’.
Sipas raportimeve thuhet se Qeveria e Gjermanisë, po konsideron të arsyeshme disa kompetenca të reja të përkohshme për të marrë kontrollin e pasurisë së zbrazët me qira për të akomoduar emigrantët.
Kështu një qendër e madhe e përpunimit është planifikuar për Lueneburg Heath , ku trenat do të dërgojnë emigrantët atje direkt nga Austria.
Përkundër disa protestave anti-emigrantësh, disa mijëra njerëz u bashkuan me një demonstratë paqësore në qendër të qytetit në mbështetje të tolerancës dhe diversitetit, njofton Klan Kosova.