Lajmet e fundit

Në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe komunave nga Gjermania, sot ka mbërritur një donacion nga qyteti Soest i Gjermanisë.
Ky donacion, është inventarë për shkollat e Komunës së Malishevës, banka dhe karrige, ndërsa përfituese të këtij donacioni janë gjashtë shkolla, të cilat kanë më shumë nevojë për banka dhe karrige.
Me këtë rast, nënkryetari i Malishevës, .Rexhep Mazreku, i ka falënderuar udhëheqjen e këtij qyteti, për këtë donacion, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin e ndërsjellë.
Në këtë donacion, përfshihen 157 banka dhe 657 karrige, transmeton Klan Kosova.