Lajmet e fundit
Gjermanët që posedojnë dy shtetësi do ta humbasin shtetësinë e tyre gjermane, nëse ata luftojnë për grupet militante islamike jashtë vendit.

Në bazë të propozimeve të reja anti-terror, ministri i brendshëm gjerman, Thomas se Maiziere, njoftoi gjithashtu për planet për t’i dëbuar kriminelët e huaj.
Ai tregoi për personelin shtesë, pajisje dhe më shtimin e kompetencave për policinë, transmeton Klan Kosova.
Por ai tha se nuk do të ndalohen veshja e hixhabit në publik duke i rezistuar kështu presionit për të lehtësuar konfidencialitetin mjekësor.
“Unë propozoj që qytetarët gjerman të cilët janë duke luftuar me militantët islamik në shtete të tjerë dhe që marrin pjesë në operacionet luftarake atje nëse kanë shtetësi të dytë atëherë ata do e humbasin shtetësinë gjermane”, ka thënë Maiziere.