Gjermania është ranguar me promilin më të ulët të natalitetit në botë. Kjo ka shkaktuar reagime dhe frikë se niveli i ulët i natalitetit mund ta dëmtojë ekonominë e vendit.
Gjermania ia ka kaluar edhe Japonisë për nga lindshmëria e ulët, duke u ranguar me natalitetin më të ulët jo vetëm në Europë, por edhe globalisht.
Autorët e analizave dhe studimit kanë thënë se kjo mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik për shkak të humbjes së fuqisë punëtore.
Ata thonë se fuqia punëtore e Gjermanisë varet nga participimi i femrave në lindje.
Sipas statistikave Institutit Internacional të Ekonomisë në Hamburg, në Gjermani lindin 8.2 fëmijë për 1000 banorë. /klankosova.tv
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.