Lajmet e fundit

Gjermania ka mbyllur ambasadën e saj në Ankara si dhe konsulatën në Stamboll npër shkak të kërcënimit për një sulm të mundshëm, ka deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas zyrtarëve të kësaj të fundit edhe shkollat gjermane në Stamboll janë mbyllur, dhe se këto janë masa parandaluese, megjithatë, ka paralajmëruar qytetarët të mos qëndrojnë afër këtyre zonave, raporton "Independent", transmeton Klan Kosova.
Këto veprime vijnë pas sulmit të së dielës në Ankara, ku mbeten të vrarë 37 persona dhe të paktën 125 të lënduar.
Përgjegjësinë mbi sulmin e ka marrë grupi militant kurd, TAK, dy persona prej të cilit mbetën të vrarë në po këtë sulm.