Lajmet e fundit

Gjermania do të deportojë të hënën një bashkëpuntor të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, i cili është me kombësi marokene.
Mounir al-Motassadek ka kaluar gati 15 vite burg për pjesën e tij të fajit për vdekjen e udhëtarëve në aeroplanët që u përdorën në sulm.
Ai ka kryer pothuajse të gjithë dënimin e tij dhe po dërgohet në Marok.
Ai gjithmonë ka mohuar përfshirjen në komplotin e 11 shtatorit, por ka pranuar që ka qenë mik me ata që e bënë sulmin, shkruan BBC.
Autoritetet gjermane po e transportojnë atë me roje nën masa të larta të sigurisë.
Motassadek ishte personi i parë i dënuar në lidhje me sulmet e 11 Shtatorit kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit, në të cilën vdiqën rreth 3,000 njerëz.
Der Spiegel raporton se Maroku kishte këmbëngulur që Motassadek të shkojë me një fluturim të rregullt të pasagjerëve - ku ai do të ulet i shoqëruar nga disa policë në rreshtin 32.
Sapo të mbërrijë në Marok, fati i tij i saktë është i paqartë.