Lajmet e fundit

Qeveria gjermane ka miratuar sot një projektligj të kundërshtuar që parashikon dëbimin e mijëra azilkërkuesve të refuzuar.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje vazhdimisht për një përpjekje kombëtare për të siguruar që njerëzit pa të drejtë qëndrimi të largohen nga vendi.
Merkel gjithashtu kërkon të japë prova të vendosmërisë, ndërkohë që ajo mbetet shumë e kritikuar për hapjen e dyerve për më shumë se një milion migrantë në vitin 2015 dhe 2016.
Ndërsa ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere tha se masat e fundit nënkuptojnë se deportimi i azilkërkuesve me kërkesa të pamiratuara do të përshpejtohet, e në këtë mënyrë më shumë njerëz do të rikthehen në vendet e tyre të origjinës.