Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Gjermane për Zhvillim (kfW) për Evropën Juglindore e Turqinë Christoph Tiskens, sot nënshkruan marrëveshjen për masat e Efiçiencës në Energji për nivelin komunal.
Hoti e ka cilësuar këtë si një marrëveshja të rëndësishme, njofton Klan Kosova .
“Kjo marrëveshje vijë në sajë të bashkëpunimi të shkëlqyeshëm që kemi me shtetin Gjermane dhe BE-në. Marrëveshja për këtë projekt kap vlerën prej 7.5 milion euro; ku 5 milion euro janë grant; 2.5 nga Qeveria Gjermane dhe 2.5 nga WBIF; pjesa e kredisë përfshin vlerën prej 2.5 milion euro nga KfW-ja me një grejs periudhe 3 vjeçare dhe me afat amortizimi deri në vitin 2028, me këste që paguhen dy herë brenda vitit”, shtoi ministri Hoti.
Me këtë ujdi Gjermania do t`i ndihmojë komunën e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Gjakovës me anë të granteve e kredive.