Lajmet e fundit

Qeveria e Gjermanisë ka ndarë edhe 3 milionë euro për të mbështetur arsimin profesional në Kosovë.
Këtë lajm ia ka kumtuar dje ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, ministri gjerman për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Gerd Muller, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Kjo shumë e mjeteve e ndarë për të mbështetur arsimin profesional në Kosovë, është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar dje nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Gjermanisë me të cilën shteti gjerman do të mbështesë vendin tonë me 29.5 milionë euro në disa fusha.
Ministri Bajrami falënderoi Qeverinë Gjermane për ndihmën që ka dhënë në vazhdimësi për sektorin e arsimit, sidomos në arsimin profesional.
Bajrami tha se orientimi në këtë segment të arsimit është modeli gjerman (sistemi dual i arsimit), i cili siguron njerëz kompetent që mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.