Lajmet e fundit

Gjermania po shton edhe 150 ushtarë shtesë në KFOR, për të kontribuar në paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.
Këtë e ka bërë të ditur sonte, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Ana Baerbock, pas takimeve në sesionin e ministrave të Jashtëm në selinë e NATO-s, transmeton klankosova.tv.
''Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije. Angazhimi i NATO-s dhe BE-së shkojnë dorë për dore këtu: misioni i Europës për B&H, garanton sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe @NATO_KFOR në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë për KFOR-in me ushtarë shtesë''.
https://twitter.com/auswaertigesamt/status/1729531382123176122