Lajmet e fundit

Gjermania i është përgjigjur me kujdes deklaratave të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se ai do riparonte "lidhjet e tensionuara" me disa vende evropiane dhe tha se Turqia është "e detyruar të zvogëlojë numrin e armiqve dhe të rrisë numrin e miqve".
"Qeveria gjermane i ka vënë re këto komente nga Erdogan. Qeveria gjermane është e mendimit se zgjidhja e rasteve të arrestimit do të luante një rol të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Georg Streiter, duke iu referuar arrestimit të disa gjermanëve në Turqi, për arsye politike, raporton AP, transmeton Klan Kosova.