Gjermania ka hapur tashmë 5km, e parë të shtrirjes së autostradës për bicikletë e që ishte vendosur të kishte gjatësinë mbi 100 km, transmeton Klan Kosova.
Këtë drejtim kryesisht përgjatë shinave hekurudhorë do ta mundësojë lidhjen e 10 qyteteve perëndimore në rajonin Ruhr, shkruan Bild.de
Qytetet përfshijnë Duisburgun, Bochum dhe Hamm e poashtu edhe katër universitete, e që sipas Martin Toennes, nga grupi i zhvillimit rajonal në Gjermani RVR, thuhet se janë pothuajse 2 milionë njerëz të cilët jetojnë vetëm brenda 2 km’it, të rrugës e që do të kenë mundësinë të përdorin këtë autostradë të bicikletave, transmeton Klan Kosova, ndërsa sipas studimeve të fundit nga kjo autostradë do të mirren nga trafiku normal për rreth 50 mijë makina çdo ditë.
Shpejtësia më e lartë për një ngasës biciklete në këtë zonë, do të jetë 45km/h, ndërsa Munich tashmë është duke planifikuar që të ndaj për vete seri me 4m gjerësi korsi kjo me dy kalime të ndara e pa cënuar nga udhëkryqet apo semaforët, ndërsa në autostrada në tubacion janë duke pritur Berlini dhe Frankfurti, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.