Lajmet e fundit

Gjermania hap një muze këtë të hënë për të eksploruar fatin e miliona gjermanëve të detyruar të largohen nga Evropa Lindore dhe Qendrore në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Ky muze do të jetë i vendosur në qendër të Berlinit dhe paraqet rreth 700 ekspozita në mbi një mijë e 500 metra katrorë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv
“Projekti përqendrohet në miliona gjermanë që u larguan nga forcat përparuese sovjetike ose u dëbuan nga pjesë të Evropës Lindore dhe Qendrore ndërsa kufijtë e Gjermanisë u zhvendosën në perëndim pas luftës, në kontekstin historik të krimeve naziste”, tha njëri ndër drejtorët e këtij projekti.
Ndërsa Kancelarja Angela Merkel do të flasë në ceremoninë e hapjes për Qendrën e Dokumentimit për Zhvendosjen, Dëbimin, Pajtimin, projekt ky i cili mori më shumë se 13 vjet të realizohej pasi qeveria e saj i dha planin për të.