Lajmet e fundit

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, si mysafir, dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, si nikoqir, po e vlerësojnë si të drejtë vendimin për tenistin e pavaksinuar serb, Novak Gjokoviq.
Të dy liderët e krahut të majtë e vlerësuan si të drejtë vendimin e autoriteteve australiane, derisa thonë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
“Nëse ne kemi vendosur rregulla të tilla, atëherë të gjithë duhet t'u përmbahemi atyre, pavarësisht se kush jemi,” tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Askush nuk është mbi rregullat dhe nëse këto janë rregullat që ka miratuar qeveria australiane, duhet përmbushur,” pohoi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Por për këtë dëbim të sportistit të pavaksinuar vazhdon të jetë e hatëruar kryeministrja serbe, Ana Bernabiq.
Ajo, të martën, e cilësoi më shumë sesa bizar vendimin e autoriteteve australiane, me arsyetimin se tenisti nuk u ndal askund tjetër deri më tani.