Lajmet e fundit
Po mendoni se çfarë mund të bëni me zgjedhjet në Gjermani? Është shumë e thjeshtë. Vetëm duhet të vendosni nëse jeni optimist apo pesimist.

Gjermania për pesimistët
Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë, një parti me neonazistë të vërtetë në brendinë e saj, mori 94 vende në Bundestag (parlamentin gjerman).
Mund të ketë dalë e para në Saksoni, ku kandidati i saj është një burrë që lufton kundër "popujve të përzier" dhe kundër "kultit të fajit" të Gjermanisë për Holokaustin.
Në Bundestag kjo parti do të ketë burime dhe rëndësi: qindra anëtarë të stafit do të ndajnë kohën e fjalimeve nën kupolën e xhamit të ndërtesës së Reichstag -ut dhe do të ulen në emisionet e debatit politik në prime -time, nga ku do të mund të përhapin mesazhet e partisë dhe kështu të përparojë më tej. Është vetëm çështje kohe derisa të bashkohet me një koalicion në nivel shtetëror. "Elephant Round" (një debat televiziv pas zgjedhjeve midis Christian Lindner dhe Angela Merkel –në foto sipër), ishte hapja e një periudhe të re mosmarrëveshjesh politike në një shtet dikur në harmoni.
Ndërkohë, dy partitë kryesore që kanë mbajtur reputacionin e Gjermanisë për ndjeshmërinë e qendrës - Kristianë Demokratët (CDU / CSU) dhe Social Demokratët (SPD) - janë në nivelin më të ulët të mbështetjes që prej luftës. Me një SPD që ka përjashtuar një koalicion të ri me të, Angela Merkel, e dobësuar tashmë, duhet të formojë një koalicion "xhamajkian" me liberalët e djathtë të FDP dhe të Gjelbrit, të cilët kanë shpenzuar shumë javët e fundit në grykën e njëri-tjetrit.
Partia Unioni Kristian Social, simotra bavareze e CDU, duket se ka përfunduar armëpushimin e saj parazgjedhor dhe tani është më e guximshme se kurrë, pasi ka humbur rreth një të katërtën e mbështetjes së saj përpara zgjedhjeve vendimtare të vitit të ardhshëm në Bavari. Ajo po kërkon që zonja Merkel t'i sigurojë krahun e djathtë. Ndërkohë me FDP-në disi euroskeptike në ministrinë e financave, bisedimet optimiste për një bosht të ri franko-gjerman mund të dalin nga korniza.
Gjermania është nisur drejt një periudhe të një paqëndrueshmërie të re politike pikërisht në momentin kur probleme të reja kanë nisur të rriten.
Industria e fuqishme e makinave është në krizë. Brezi i pasluftës është gati të dalë në pension. Infrastruktura po përkeqësohet. Kërkesat që Gjermania të bëjë më shumë për sigurinë ndërkombëtare po rriten. Puna e integrimit të mbi 1 milion personave që mbërritën që kur znj. Merkel mbajti dyert e vendit të hapura dy vjet më parë, është ende e re. Re të errëta po grumbullohen mbi vendin.
Gjermania për optimistët
Gjermania ka pritur me bujari më shumë se 1 milion njerëz në dy vjet. Duhej të kishte një reagim, jo vetëm për nga mënyra se si e zotëroi zonja Merkel marrjen e vendimit: duke vendosur në minutën e fundit, pa shumë konsultime dhe pa ia matur pulsin opinionit publik. Ndërkohë ajo bëri gabime themelore gjatë fushatës së zgjedhore. Ishte intelektualisht një formë dembele që t'i ofroje banalitete të tilla (për një Gjermani në të cilën jetojmë mirë dhe me kënaqësi), në vend që të angazhohej në debate të vështira. Ajo nënvlerësoi dallimin e votuesve dhe pagoi një çmim të drejtë, megjithatë duke bërë vetëm pjesërisht më keq se në dy garat e para të suksesshme për kancelarinë, në 2005 dhe 2009.
Në çdo rast, performanca e AfD-së, e lartë në 13%, por e ulët nga parashikimet parazgjedhore prej 15% ose më shumë, ishte pjesë e një historie më të gjerë: rritja e partive më të vogla duke prekur shqetësimet e votuesve pas 12 vjetësh qeverisje nga zonja Merkel, gjatë 8 prej të cilave ajo ka drejtuar në koalicione të mëdha me SPD. Në shumë aspekte, ky copëzim është një përgjigje e drejtë ndaj një establishmenti politik të lodhur dhe të shpërndarë, të përmbledhur në debatin e dëshpëruar televiziv midis znj. Merkel dhe Martin Schulz, rivalit të saj të SPD-së - një debat i pafavorshëm, krahasuar me debatin substancial të partive të vogla, dy ditë më vonë.
Rezultati mund të risigurojë demokracinë gjermane. SPD po kthehet në opozitë, ku boksimi natyror i z. Schulz do të vijë në vete dhe së bashku me energjitë moderniste të figurave si Manuela Schwesig mund t'i mundësojnë partisë të hyjë në zgjedhjet post Merkelit në vitin 2021 e ringjallur dhe konkurruese.
Ndërkohë, ky rezultat mund të nxjerrë në dritë luftën e brendshme dhe kaotike të AFD-së, e cila do të detyrohet, nga rreptësitë e legjislaturës, për të alokuar pjesë të shkëputura të koalicionit zgjedhor ("Marrëdhënia në mes AfD-së dhe votuesve të saj është e dobët", vë në dukje Cas Mudde, një autoritet për populizmin). Fuqitë dhe burimet e reja mund t'i japin komandës së lartë të AfD-së më shumë gjëra për të luftuar. Edhe publiciteti i keq është i mirë.
Ndërkohë që koalicioni "xhamajkian" që znj. Merkel duhet të ndërtojë, mund të shkundë konstruktivisht konsensusin e fjetur të Gjermanisë: të gjelbërit që nxisin përparim drastik dhe të mirëpritur drejt makinave elektrike dhe energjisë së rinovueshme dhe FDP-ja që po përparon tek çështjet e neglizhuara, si reduktimi i burokracive dhe digjitalizimi. Shumë nga dallimet mes të Gjelbërve dhe FDP-së ishin të ekzagjeruara gjatë zgjedhjeve (figurat kryesore të dy partive, Cem Özdemir dhe Christian Lindner, i drejtohen njëri-tjetrit me "ti", ose përemra joformale) . Dhe gjithsesi, pak konflikt në qeverinë e ardhshme mund t'i bëjë vendit më mirë, sesa mund ta dëmtojë, duke u çliruar nga çrregullësia.
Natyrisht, e vërteta qëndron diku midis pesimizmit dhe optimizmit. Por më afër kujt është? Kjo do të duhet pak kohë të tretet. Por instikti im është se "Gjermania për optimistët" është më e saktë. Rezultati i zgjedhjeve është shqetësues në disa fronte, thellësisht kështu ku AfD është e shqetësuar. Por shumica e qetësisë parazgjedhore të Gjermanisë gjithsesi ishte iluzore. Zemërimi ishte ndërtuar prej vitesh; suksesi i AfD-së vetëm sa e nxorri atë në sipërfaqe, ku ndoshta mund të kuptohet dhe të trajtohet. Pyetjet që nuk po merrnin përgjigje, tensionet që po rriteshin pa u ballafaquar, tani po rrjedhin pa mbikëqyrje. /The Economist –Përgatiti Lapsi.al