Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryediplomaten kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.
Me të Mass ka diskutuar për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe prioritetet e Gjermanisë përgjatë drejtimit të BE-së, njofton Klan Kosova.
Mass ka thënë se Gjermania është e lumtur të shohë teksa dialogu Prishtinë-Beograd po rifillon, derisa ka shtuar se Ballkani Perëndimor do të jetë një çështje e kyçe përgjatë presidencës gjermane në Këshillin e Bashkimit Europian.
''Ballkani Perëndimor është një çështje kyçe e presidencës gjermane. Ne gjithashtu jemi të lumtur që dialogu për normalizim të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës po fillon përsëri'', ka thënë Mass.
https://twitter.com/AuswaertigesAmt/status/1280449378801549317
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.