Lajmet e fundit

Kompania kimike BASF ka njoftuar se disa personajanë plagosur në një shpërthim të kësaj fabrike në Gjermaninë jugperëndimore.
Zëdhënësja e kompanisë Ursula von Stetten tha se shpërthimi ndodhi mëngjesin e së hënës në një port lumor në Ludwigshafen, ku BASF ndodhet, e që është përdorur për shkarkimin e lëngjeve djegëse dhe gazit të lëngshëm.
Ajo nuk ka dhënë detaje se sa njerëz saktësisht janë plagosur në këtë incident.
Akoma nuk dihet as shkaktarët e shpërthimit, raportojnë mediat e huaja, përcjellë Klan Kosova.