Lajmet e fundit

Një vogëlush 10 vjeçar shqiptar ka humbur jetën derisa po lahej në lumin Niers, afër qytetin Goch, në Gjermani.
Ekipi i shpëtimtarëve fillimisht ka arritur ta nxjerrë vogëlushin nga uji dhe kanë provuar rianimimin e pastaj e kanë transportuar në spital. Por, siç bën të ditur policia, ai ka vdekur dje në orët e para të mbrëmjes, shkruan focus.de, transmeton albinfo.ch.
Djaloshi, pasditen e së dielës kishte hyrë në lumin Niers, brenda një parku të qytetit Goch dhe është bartur nga rryma e ujit.
Rreth 60 veta nga njësitet zjarrfikëse dhe ato të shpëtimit si dhe një helikopter i policisë kanë bërë kërkime në rrjedhën e lumit për të gjetur vogëlushin. Pas rreth gjysmë ore, trupin e pajetë e kanë gjetur zhytësit në afërsi të vendit të fatkeqësisë, poshtë në shtratin e lumit dhe e kanë nxjerrë prej aty, përcjellë Klan kosova.