Te enjten rreth orës 15:00, një person është paraqitur në në një stacion policor të qytetit Regensburg për të informuar se kishte vrarë gruan e tij.
Ende nuk dihet saktësisht motivi për vrasjen e gruas në banesën e saj, njofton Klan Kosova.
“Menjëherë më pas, kolegët shkuan me makinë drejt banesës së burrit. Atje ata gjetën kufomën e një gruaje” ka thënë komisionerja e policisë Franziska Meindl për gazetën TAG24.
“Megjithatë, ne ende nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion të besueshëm mbi motivin dhe rrjedhën e ngjarjeve”.
Trupit të pajetë të viktimës i janë gjetur disa plagë të shkaktuara me thikë. Ndërsa i dyshuari është dërguar në një institucion korrektues.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.