Lajmet e fundit

Gjashtë të rinj janë gjetur të vdekur në Gjermani pas një feste në ambient të hapur, transmeton Klan Kosova.
Trupat u zbuluan të dielën në qytetin bavarez në Arnstein në Gjermaninë qendrore. Ata ishin të moshës ndërmjet 18 dhe 19.
Policia thotë se shkaku i vdekjeve është ende i paqartë, por se nuk ka indikacione fillestare të një krimi të dhunshëm.