Lajmet e fundit

Ekipet evropiane konkurrojnë në Euro 2016, duke i ofruar tifozëve emocione futbolli gjatë turneut. Ndërsa këta të fundit, të cilët duan të përjetojnë një “goditje” të ëmbël gjatë kampionatit, mund të gjejnë tortën e duhur për secilën ndeshje në ëmbëltoren “Muncher Freiheit” në Mynih.
Nuk ka rëndësi nëse është nga çokollata, frutat apo e kremosur – tifozët mund të porosisin ëmbëlsirën e tyre të veçantë të Euro 2016, duke përfshirë edhe figura të lojtarëve të tyre të preferuar, transmeton Klan Kosova.
“Momentalisht jemi të zënë me prodhimin e 60 deri 70 ëmbëlsira në javë. Kemi shumë porosi për momentin, ku kërkohen torte të veçanta për ndeshje të caktuara. Por, gjithashtu kemi edhe torta të gatshme për konsumatorët e minutës së fundit”, thotë menaxheri i ëmbëltores, Karl Eisenrieder.