Lajmet e fundit

Fondacioni “Shpresa” në krye me Kolë Gashin dhe mjekun Carl Josef Does sollën nga Gjermania pako me gjëra elementare për fëmijët e sapolindur e që janë të braktisur.
Ata u pritën nga drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnofci, i cili tha se vetëm ideja për të mbështetur foshnjat e braktisura është e jashtëzakonshme.
Sipas tij, çdo pako që vjen për këto fonjshe është e mirëseardhur dhe e mirëpritur.
Mjeku gjerman, Carl Josef Does me këtë rast theksoi se do të vijë përsëri në Kosovë për të parë se cilat janë nevojat konkrete në këtë repart të klinikës dhe se do t’i mbështesin në të gjitha fushat.