Është mbyllur pjesa e parë në mes Gjermanisë dhe Hungarisë, ku rezultati aktual është në favor të gjermanëve.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Musiala në minutën e 22-të të ndeshjes, njofton Klankosova.tv.
Hungarezët arritën që ta barazonin rezultatin në fund të pjesës së parë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Me rezultatin aktual, Gjermania gjendet e parë në grupin A me gjashtë pikë, Zvicra e dyta me tri pikë, kurse Hungaria e Skocia ndajnë vendet tre dhe katër me zero pikë.
Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.