Lajmet e fundit

Reperi amerikan Chris Brown, i cili sapo ka plasuar këngën më të re me Rita Orën, “Body on me”, në një intervistë televizive i ka zbuluar disa nga gjërat që publiku nuk i ka ditur për të deri më tani, raporton Metro, transmeton Klan Kosova.
Intervista titullohej “25 gjëra që s’i keni ditur për mua”, dhe ai ka treguar se sa shumë e do zotin, gruan dhe fëmijët.
Chris po ashtu, ka thënë se i pëlqejnë librat komikë dhe se është njeri që ndikohet shumë nga emocionet.
Në mesin e gjërave që ka treguar për veten, ai po ashtu e ka zbuluar për publikun faktin se është pronari i 14 dyqaneve “Burger King”.
Pasuria e tij kap vlerën pre 30 milionë dollarë.