Lajmet e fundit

Studimet tregojnë se ekspozimi pranë dritës blu të kompjuterit para se të flini në gjumë, e ulin nivelin e melatoninës dhe kjo do të ishte shumë e dëmshme për orën natyrale të trupit tuaj e po ashtu e rrit rrezikun për obezitet.
Mos përdorni të paktën një orë para se të flini pajisje elektronike si kompjuterin, telefonin apo tabletin tuaj.
Mos bëni banjë me ujë të nxehtë
Është e vërtetë se një banjë e ngrohtë mund t’ju ndihmojë të flini, por jo të bini në shtrat sapo keni dalë nga banja. Ja pse: Temperatura e trupit tuaj ulet gjatë natës, duke filluar 2 orë para se të flini. Një dush i nxehtë e shkakton rritjen e menjëhershme të temperaturës e më pas ajo qetësohet gjatë natës. Kjo bën që ju të bini në gjumë të thellë, dhe kthjella në mëngjes do të jetë një proces shumë i vështirë.
Sigurohuni që të laheni 2 orë para se të bini në shtrat.
Mos e teproni me ushqimin
Të shkoni në shtrat me një stomak të mbushur plot mund të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në tru. Teprimi me ushqim para se të flini, mund të rezultojë me ankthe në gjumë e sa më i pashëndetshëm të jetë ushqimi, aq më shqetësuese do të jenë ëndrrat.
Mos u grindni me dikë
Nëse keni diçka për t’i thënë dikujt, lëreni për nesër. Grindja me dikë para se të flini do t’ju mbajë të zgjuar tërë natën dhe ju bën të mendoni për së tepërmi. Kjo shkakton stres, e stresi e mban gjumin larg.