Lajmet e fundit

Nuk jeni anksioze. Kur jeni me personin e duhur, ndjeheni e qetë dhe jo në ankth, pasi që ai duhet të ju bëjë të ndjeheni rehat dhe e sigurt.
Nuk vëni në dyshim gjithçka. Kur nuk jeni në lidhje të duhur, keni tendencë të dyshon në gjithçka, madje edhe në veten tuaj, pasi që një partner mund të ju bëjë të mos besoni asgjë rreth jush.
Është pa mund. Nuk keni nevojë të mundoheni që lidhja të ketë sukses pasi që një lidhje e duhur është aq e natyrshme saqë gjithçka zhvillohet vetvetiu.
Keni mendësi të njëjtë në çështje të religjionit, politikës, vlerave… Nuk themi se duhet të keni një mendje mirëpo përshtatje me mendimet e partnerit dhe përkrahja e tyre për ato tuajat janë çështje e rëndësishme.
I përmbushni standardet e njëri-tjetrit. Nëse jeni e sinqertë, e sjellshme, e sigurt dhe qesharake, atëherë do të joshni person me cilësi të tilla.
Ua kthejnë SMS porositë. Kur një person nuk ua kthen mesazhet, ju bën që truri të vlojë dhe të futeni në një gjendje ku nuk e njihni veten. Një person që ua kthen mesazhet tregon se ka një linjë të hapur të komunikimit dhe ju bën të ndjeheni e sigurt.
Ju telefonojnë. Kur dikush ju do me të vërtetë, nuk mjaftohet vetë me tekst por dëshiron që të dëgjojë zërin tuaj.
Me të mund të jeni tërësisht vetvetja. Nëse jeni në një lidhje në të cilën mundoheni të paraqiteni si e mirë ndaj personit tjetër, realiteti është se nuk ndjeheni komod me të, shkruan femra.net. Në një lidhje të vërtetë nuk ka nevojë të mundoheni të paraqiteni apo të aktroni pasi që me të do të ndjeheni mirë duke qenë vetvetja.
Keni besim të plotë në njëri-tjetrin. Kur jeni me dikë të përkushtuar ndaj jush, e dini madje edhe fjalëkalimin e celularit të tij dhe çdo sekret të tij.
Nuk ziheni me qëllim. Kur jeni në një lidhje jo të plotë, keni tendencë të ziheni edhe për gjërat më të vogla. Mirëpo kur jeni në një lidhje të plotë, mendoheni mirë para se të përballeni me të për ndonjë problem të caktuar.