Kjo është zakonisht koha e vitit kur shumë njerëz fillojnë të mendojnë për fillimet e reja dhe çdo qëllim të Vitit të Ri që ata do të dëshironin t'i përkushtoheshin.
Sidoqoftë, shpesh herë, vendosja e qëllimit është e rrënjosur me rezultatin përfundimtar që duam të arrijmë dhe kjo na sjell stres dhe ankth, veçanërisht gjatë një pandemie.
Më poshtë gjeni katër këshilla që do t’ju ndihmojnë të jeni më pranë qëllimeve tuaja, por pa e dënuar veten.
Vizioni
Të kesh një vizion të formuar mund të të ndihmojë të kuptosh pse ke një qëllim. Për shembull, nëse qëllimi juaj është të filloni planin tuaj të mirëqenies, por e gjeni veten në një model të mospërputhjes, lidhja me vizionin tuaj mund t'ju ndihmojë të vendosni hapa të prekshëm për të vazhduar. Pavarësisht qëllimit që keni, këto dy pyetje kryesore për t'i bërë vetes mund t'ju ndihmojnë të përcaktoni vizionin tuaj:
- Cila është ndjenja përfundimtare që po kërkoni të keni?
- Si ndikon në cilësinë e jetës suaj, synimi që keni?
Bërja e këtyre pyetjeve mund t'ju ndihmojë të fitoni qartësi rreth vizionit tuaj. Kjo, pasi kur zhvendosemi nga një perspektivë e drejtuar nga rezultatet dhe lidhemi me mënyrën se si duam të ndjehemi, ne jemi më mirë në gjendje të shfrytëzojmë atë që po funksionon për ne, atë që nuk po funksionon dhe pastaj të bëjmë rregullimet në përputhje me rrethanat.
Zakonet
Zakonet hedhin themelin e qëllimeve, kështu që duke vendosur zakone të reja, duke lënë mënjanë disa të mëparshme, ne mund të fillojmë t’i shohim më qartë edhe qëllimet.
Duhet të keni parasysh se krijimi i zakoneve kërkon kohë dhe qëndrueshmëri, prandaj duhet të jeni të durueshëm dhe të besoni te procesi. Çdo ritual që vendosni të krijoni ju çon më larg ose më afër vizionit tuaj.
Mbështetja sociale
Pavarësisht qëllimeve tuaja, është thuajse e pamundur t’i realizoni ato në izolim të plotë.
Lidhja me të tjerët për të folur për qëllimet e përbashkëta mund të jetë një formë shumë e mirë e ndërsjelltë e mbështetjes.
Në librin, Fuqia e Zakonit nga gazetari fitues i Çmimit Pulitzer, Charles Duhigg, ai shkruan: “Shanset tuaja për sukses rriten në mënyrë dramatike kur angazhoheni të ndryshoni si pjesë e një grupi. Besimi është thelbësor dhe ai rritet nga një përvojë në komunitet, edhe nëse ky komunitet përbëhet vetëm nga dy njerëz.
Në këtë drejtim, gjetja e mënyrave për t'u lidhur me të tjerët personalisht dhe në internet mund të përmirësojë cilësinë tuaj të përgjithshme të jetës dhe gjithashtu t'ju ndihmojë në rrugëtimin tuaj.
Festoni çdo fitore, por dhe çdo dështim
Kur ka qenë hera e fundit që keni festuar për veten?
Ne shpesh kapemi aq shumë në qëllimin përfundimtar saqë harrojmë të festojmë udhëtimin. Dhe, ato që perceptojmë si dështime si dhe fitoret e vogla, janë të gjitha pjesë e procesit të rritjes.
Mos jini të ashpër me veten dhe me procesin tuaj!
Kjo kohë e vitit është gjithmonë një ftesë për të zhvendosur perspektivën tuaj dhe për t'u lidhur me qëllimet që keni. Prandaj, lejoni që të drejtoheni nga vizioni dhe zgjidhni të jeni krenar për veten në çdo hap të rrugës.
Për më tepër, ju arritët t'ja dilnit mbanë përgjatë gjithë vitit 2020. Kjo është një arritje më vete!/Anabel
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.