Lajmet e fundit

Një prej gjërave më të mira,dhe njëherish më të këqija, në eBay është se ju mund të shitni çdo gjë aty. Incizime të vjetra, libra, pjesë veturash.
Të gjitha, përderisa artikujt nuk janë ilegalë. Ana e errët e kësaj është se aty shiten edhe gjëra të tmerrshme e të çuditshme.
Më poshtë kemi renditur disa nga gjërat më të çuditshme që janë shitur ndonjëherë në këtë platformë, transmeton Klan Kosova.
Një sandviç skare me djath, me formën e fytyrës së Marisë së Virgjër
Më 1994, një vajzë me emrin Duyser ,teksa po hante sendiviç, pa se shenjat e skarës i ngjanin me fytyrën e një gruaje. Ajo mendoi se ishte fytyra e Marisë së Virgjër. Menjëherë pasi e bleu sandviçin, asaj i erdhi lajmi se kishte fituar 70 mijë dollarë.
Ajo e ruajti sandviçin “e shenjtë” dhe pas 10 vitesh e vendosi në eBay. Rreth 1.7 miliionë blerës u futën në ankand. Çmimi fitues i sandviçit me “Nënën e Krishtit” ishte 28 mijë dollarë.
Çamçakëz i përtypur nga Britney Spears
Fansat do ta konsiderojnë të mirë secilin gjest që bënë një nga këngëtarët apo aktorët e famshëm. Këtu hyjnë edhe gjërat që ata fusin në gojën e tyre.
Kështu, njëri nga çamçakëzat e përtypur nga Britney Spears ishte vendosur në ankand në eBay, e që më pas u shit për 100 dollarë.
Jeta e Ian Usher
Më 2008. Britanezi Ian Usher u divorcua nga gruaja. Pas pak kohe ai vërejti se çdo gjë rreth tij i kujtonte gruan e tij, kështu që vendosi gjithçka që posedoi në eBay, përfshirë komplet shtëpinë, veturën, motoçikletën etj. Kushdo që i blen këto, ia merr Usherit edhe punën dhe shokët.
Në fund, Usher e shiti “jetën” e tij për rreth 400 mijë dollarë australianë. Me paratë e fituara ai shëtiti nëpër botë dhe shkruajti një libër të cilin ia bleu Disney për ta bërë një film. Me paratë e fituara nga Disney, Usher bleu një ishull për vete.
Balli i Andrew Fischer
Më 2005, Andreë Fischer, dizajner ëebi, vendosi ta qesë kokën e tij në ankand. Fituesi i ankandit do të kishte të drejtë ta bënte tatu në ballin e Fischer, me një logo apo mesazh.
Fitues i ofertës së Fischer ishte një kompani e quajtur SnoreStop e cila shiste produkte që ndihmojnë në ndalimin e gërhatjes. Ajo pagoi gjithsej 37 mijë euro. Pronari i SnoreStop tha se “Fischer ka një ballë për të bërë biznes në kuptimin e plotë të fjalës”. Nga kjo ngjarje kompania përfitoi shumë blerës të rinj.
Kostum anti-plumb për derrkucë
Një kostum anti-plumb, i punuar me dorë, për një derrkuc të vogël u vendos në eBay nga një burrë me emrin Sean, banor i Virginias në SHBA. Në përshkrimin e këtij produkti thuhej se qëllimi i kostumit është t’i shpëtojë derrkucët nga ndonjë sulm.
Kostumi anti-plumb u shit 1,150 dollarë.
Topa golfi të përbirë nga gjarpri “piton”
Më 2008 një fermer australian pa në oborrin e tij një gjarpër piton i quajtur “Augusta” i ka përbirë ata duke menduar se janë vezë. Menjëherë ai kishte thirrur një veterinar i cili kishte bërë një operacion për t’ia hequr topat gjarprit nga trupi.
Duke i konsideruar ata topa golfi tashmë si të veçantë, ai i vendosi në eBay. Dikush nga blerësit paguajti 1400 dollarë australianë për t’i pronësuar topat e dalë nga trupi i pitonit, transmeton Klan Kosova.