Lajmet e fundit

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiq, Presidentit të Serbisë, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut.
Kurti tha se Vuçiq nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut
“Ai dëshiron të kalojë në një të ardhme paqësore, pa pranuar krime e së kaluarës”.
“Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat, janë e vërteta e Serbisë. Është koha për Vuçiqin të fillojë të merret me të”, ka shkruar Kurti në Twitter.
https://twitter.com/albinkurti/status/1203041445336297472