10 student nga Instituti i “Limak” për shërbime Aeroportuale në Prishtinë, udhëtuan në Tuluz të Francës.
Atje patën rastin të shohin në detaje procesin e kompletimit të avionit AIRBUS, njofton Klan Kosova.
Udhëtimi në Tuluz të Francës, ishte një lloj shpërblimi për 10 studentët që patën suksesin më të mirë në test.
Pos për në botën e aviacionit, grupit të studentëve kosovar iu ofrua një turne nëpër pjesën e vjetër të qytetit që shtrihet në juglindje të Republikës Franceze.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.