Lajmet e fundit

Disa ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë edhe me ish-drejtues të institucioneve të sigurisë, e krijuan organizatën joqeveritare “Kodi i Gjeneralëve”.
Kjo organizatë do të angazhohet në aspektin e sigurisë, me analiza e hulumtime të sfidave dhe rreziqeve të sigurisë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për t’i prezantuar më pas të gjeturat e tyre, njofton Klankosova.tv
Ajo do të drejtohet nga ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, i cili pas luftës drejtoi edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës, për t’u bërë pastaj më 2006 për dy vjet kryeministër.