Një banor i zonës së Kolovicës ka shprehur shqetësim për gjendjen e rrugës “Luma”, e cila ndodhet në një gjendje të rënduar, sidomos pas reshjeve të fundit.
Sipas këtij banori, i cili ka dërguar edhe pamje në redaksinë e Klankosova.tv, rruga është mbushur me baltë të madhe, duke e bërë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve të vështirë.
I njëjti ka thënë se banorët janë në hall me këtë gjendje të rrugës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.