Lajmet e fundit

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, vazhdon të mbetet e njëjtë.
Zëdhënësi i QKUK-së,Shpend Fazliu tha për Klan Kosovën përmes telefonit se Rexhepi vazhdon të trajtohet në qendrën intensive nën mbikëqyrjen e aparateve dhe se akoma është pa vetëdije.
Neurologu Nexhmedin Shala, drejtor i Neurologjisë ne QKUK ka thënë për Klan Kosovën se Rexhepi më parë ka vuajtur nga tensioni arterial i lartë dhe si rezultat tani ka pësuar sulm neurologjik, që në popull njihet si “Pika në tru”, sulm ky i cili shkaktohet pas mbylljes së ndonjë ene të gjakut që për pasojë ka vdekjen e indit trunor.