Lajmet e fundit

Në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari” gjendja është e qetë.
Zyrtarë të aeroportit i kanë thënë Klan Kosovës se gjendja aty është nën kontroll dhe se nuk janë shtuar masat e sigurisë.
Por ndryshe ka ndodhur në aeroportet e vendeve të rajonit ku është raportuar se janë shtuar masat e sigurisë.
Ndërsa gjatë ditës nuk ka pasur asnjë fluturim nga Prishtina për në Bruksel ose anasjelltas, pasi edhe nuk ka linjë direkte, por kjo nuk ka ndodhur as nga shtetet fqinje.