Magjistralja Mitrovicë-Prishtinë është aktualisht e mbuluar nga bora, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke rritur rrezikun për aksidente trafiku.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksi, reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta gjatë mbrëmjes kanë bërë që në këtë rrugë të krijohet ngricë, transmeton Klankosova.tv.
Mbrëmë është bërë thirrje që ekipet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të dalin në terren dhe të punojnë për pastrimin dhe kriposjen e të gjitha rrugëve në territorin e Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.