Lajmet e fundit

Trupi i studentit italian në Universitetin e Kembrixhit i cili u zhduk javën e kaluar në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro është gjetur, thonë zyrtarët egjiptianë.
28 vjeçari Giulio Regeni u zhduk mbrëmjen e 25 janarit, pasi u largua nga shtëpia e tij për të takuar një mik,transmeton Klan Kosova.
Burimet lokale thanë për Associated Press se trupi i tij është gjetur në periferi të Kajros dhe ai ishte i djegur pjesërisht.
Trupi u zbulua në Kajro dhe u identifikua nga banorët.
Të mërkurën, ministria e jashtme italiane tha se zhdukja e djaloshit ndoshta kishte një "epilog tragjik", dhe u bëri thirrje autoriteteve egjiptiane për të nisur një hetim formal.
Giulio Regeni ishte një student në Departamentin e Politikës dhe Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit, dhe kishte vizituar Universitetin Amerikan në Kajro.