Është gjetur trupi i pajetë i 68-vjeçarit i cili u raportua i zhdukur të enjten në lumin Mat, i cili ishte duke peshkuar me një mik të tij në momentin kritik.
Sipas policisë, viktima u identifikua si D.Q., transmeton Klankosova.tv.
“Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
https://klankosova.tv/zhduket-gjate-peshkimit-ne-lumin-mat-nje-person-nisin-kerkimet/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.