Lajmet e fundit

Në Kovragë të Istogut ka nisur vjelja e mollës. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, anëtarë të Kuvendit Komunal të Istogut si dhe organizata të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Në këtë kohë është miratuar edhe buxheti, prej të cilit do të përfitojnë kultivuesit e mollës në Kovragë.
Ndërsa të gjitha mollët do të shiten në ETC, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje që është bërë mes palëve.