Është gjetur Alpi, vogëlushi i cili u shpall i zhdukur nga familja ditën e sotme.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmua Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kërkim - Shpëtimit.
"Po, e kemi gjetur. Gjithçka është në rregull. Ai është mirë. Tash jemi me këtë bukuroshin", deklaroi Maloku.
Ky rast ka shqetësuar krejt Kosovën, ku pos autoriteteve edhe shumë qytetarë edhe përmes rrjeteve sociale u mobilizuan në kërkim të vogëlushit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.