Një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Policia është njoftuar se në fshatin Gurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar", thuhet tutje në konfirmim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.