Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës.
Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
I njëjti tha se trupi i viktimës është gjetur në garazhin e shtëpisë.
“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit policor dhe ekipet emergjente”, tha Gashi.
Policia shton se shkaqe e vdekjes ende nuk dihen, sakaq rasti po hetohet nga Prokurori i Shtetit. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.